Telegrafi

Festa e futbollistëve dhe zyrtarëve të Dritës pas triumfit historik ndaj Sileksit

Drita është skuadra e parë kosovare që ka arritur të kaloj në rrethin e tretë të Ligës së Evropës.

Gjilanasit kanë mposhtur 0-2 ekipin nga Maqedonia e Veriut, Sileks, në një ndeshje të dominuar.

Fidan Gërbeshi dhe Ardian Limani shënuan golat për Dritën, teksa klubi bardhekaltër e ka festuar shumë këtë triumf.

Fillimisht kishte festë të madhe në zhveshtore të klubit, ndërsa gjilanasit janë nisur për në Kosovë ku gjithashtu kanë kënduar edhe në autobus.

Sigurisht që kjo festë është e merituar, pasi atë që bëri skuadra e Ardian Nuhiut nuk e ka bërë asnjë skuadër kosovare deri më tani.

Në rrethin e tretë të Ligës së Evropës, Drita do të luaj në udhëtim ndaj Legia Varshavës më 24 shtator. /Telegrafi/