Site icon Telegrafi

Festa e fundit e Ribery me fanellën e Bayernit, përqafon edhe gjyqtarin

Bayern Munichu e ka mposhtur 5-1 Eintracht Frankfurtin në ndeshjen e fundit të sezonit 2018/2019, për ta fituar titullin e shtatë me radhë në Bundesliga.

Bavarezët ishin në një garë të ashpër me Borussia Dortmundin, por në fund arritën ta fitonin titullin e ligës gjermane e që njëherësh u dhanë lamtumirën edhe tre lojtarëve si, Franck Ribery, Arjen Robben dhe Rafinha.

Kovac inkuadroi në lojë dy legjendat e klubit, Franck Ribery dhe Arjen Robben, të cilët shënuan të dy gola. Me francezin që gjeti rrjetën në minutën e 72-të (4-1), ndërsa holandezi e vulosi rezultatin përfundimtar (5-1) në minutën e 78-të.

Goli i anësorit francez ishte tejet i veçantë, pasi ishte i fundit me fanellën e Bayern Munichut, ndërsa festa e tij e bëri edhe më të bukur.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Bayern Munich

Ribery e shënoi golin në minutën e 72-të, duke festuar para tifozëve me fanellën e hequr, ndërsa gjyqtari e ndëshkoi me karton të verdhë për veprimin, ndërsa francezi duke qeshur e përqafoi atë. /Telegrafi/

Exit mobile version