Skuadra e Vikingurit nga Ishujt Faroe ka shënuar fitore ndaj Trepçës ’89 edhe në ndeshjen e kthimit, duke i eliminuar mitrovicasit me rezultat të përgjithshëm 6-2.
Vikinguri ka treguar lojë të mençur duke u mbrojtur mirë dhe pasi që Trepça ’89 mbeti me një lojtar më pak atëherë filluan golat.
Vikingur fitoi 4-1 ndeshjen në Adem Jashari duke kaluar në rrethin tjetër për herë të parë në histori.
Futbollistët e klubit dhe stafi i tyre kanë festuar çmendurisht në zhveshtoret pas fitores.
Vesta e tyre ishte e bukur dhe të gjithë morën pjesë. /Telegrafi/