Site icon Telegrafi

Festa e çmendur e trajnerit të Bristol City kur i shënoi golin e fitores Manchester Unitedit (Foto)

Trajneri i Bristol Cityt, Lee Johnson, ka festuar si i çmendur pas golit të epërsisë ndaj Manchester United në Carabao Cup duke e kapur djaloshin e topin dhe duke e ngritur lartë. 

Skuadra e Championship shënoi fitore me rezultat 2-1 me golin e shënuar në fund të ndeshjes nga Korey Smith.

Johnson vrapoi për të festuar afër vijës së fushës kur e kapi djaloshin që merret me futjen e topave në fushë, për ta ngritur në ajër.

Jose Mourinho nuk akuzohet që nuk e mori seriozisht këtë ndeshje pasi që në lojën nga minuta e parë luajtën yje si Paul Pogba, Marcus Rashford, Anthony Martial dhe Zlatan Ibrahimovic.

Po ashtu më vonë u futën edhe Henrikh Mkhitaryan dhe Romalu Lukaku.

Bristol City kaloi në epërsi me golin e Joe Bryan në minutën e 51-të, ndërsa Ibrahimoviç shënoi pak pas tij.

Duket sikur ndeshja do të shkonte në kohë shtesë, por Smith nuk mendoi ashtu dhe shënoi golin që e dërgoi Bristolin tutje dhe fansave iu dha një natë të gjatë për të festuar.

Bristol janë në gjysmëfinale dhe do të luajnë ndaj Manchester City. Në këtë pjesë të garë kanë qenë vetëm në sezonin 1998-99. /Telegrafi/

Exit mobile version