Telegrafi

Festa e çmendur e Manchester Cityt në zhveshtore

Foto:(Manchester City/Twitter)

Manchester City ka arritur që të shpallet për herë të dytë radhazi dhe për të gjashtën herë në histori, kampion të Ligës Premier.

‘Citizens’ e fituan titullin e ligës së Anglisë në një fund dramatik, pasi ishin në një garë të nxehtë me Liverpoolin, ku diferenca ishte në vetëm një pikë. Manchester City arriti që të grumbullojë 98 pikë, ndërsa në fund e mposhti Brightonin në udhëtim me rezultat, 1-4.

Skuadra angleze bëri një festë të madhe në stadiumin e rivalëve të tyre ‘Amex Stadium’, ku mijëra tifozë ishin të pranishëm.

Festa e Manchester Cityt (Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Lojtarët festuan së bashku me tifozët në stadium, për ta zhvendosur më pas festën në zhveshtoret e tyre, para se ta merrnin trofeun e Ligës Premier në duar.

Lexo po ashtu Man City fiton garën e zjarrtë me Liverpoolin dhe shpallet kampion në Ligën Premier

Manchester City ka publikuar disa pamje nga festa e tyre në zhveshtore, ndërsa në festën e tyre ishte edhe këngëtari i njohur, Noel Gallagher. /Telegrafi/