Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, muajve të fundit e ka vizituar kompleksin metalurgjik Ferronikel në Drenas, për të bërë një vlerësim mbi gjendjen në të cilën operon kjo fabrikë. Për rrjedhojë, ka ardhur në përfundim se ky gjigant i ka të përmbushura kushtet e licencës.
Kemajl Zeqiri, anëtar i bordit të këtij komisioni thotë se përderisa kompania nuk e ka ndalur prodhimin dhe vazhdon të nxjerr xehe, ata nuk mund t’ia marrin licencën për shfrytëzimin e mineraleve.
Zeqiri thotë se deri tash nuk kanë pranuar asnjë shkresë zyrtare nga menaxhmenti i Ferronikelit për ndaljen e prodhimit.