Telegrafi

Ferronikeli mund Llapin, Drita e fortë për Prishtinën

Feronikeli ka fituar derbi e javës së 19-të të elitës sonë të futbollit, duke mposhtur Llapin me rezultat 1-0.

Kampioni në fuqi i Kosovës është treguar skuadër më e mirë se llapjanët duke fituar këtë sfidë tejet të rëndësishme në garën për kreun e tabelës.

“Nikeli” e nisi lojën duke bërë presion drejt portës llapjanë dhe pas 15 minutave lojë përmes Përparim Livorekas, arritën golin e epërsisë, rezultat më të cilin skuadrat shkuan në pushim.

Pas kësaj fitore, “Nikeli” blindon kreun më 35 pikë, katër më shumë së Llapi.

Ndërkohë, Drita ka fituar përballjen me Prishtinën duke fituar me rezultat 1-0 në stadiumin e qytetit në Gjilan.

Në një ndeshje të nivelizuar, ishte Xhevdet Shabani që në minutën e 87-të shënoi golin e fitores. Drita zë vendin e nëntë më 24 pikë, kurse Prishtina mbetet në zonën e rrezikshme që zë vendin e 10-të më 18.

Pikët e plota i ka arkëtuar edhe Drenica që mundi Vushtrrinë me rezultat 2-1 në “Bajarm Aliu”. Kapiteni i kuqezinjve, Sami Geci, shënoi dygolësh në këtë ndeshje (36′ dhe 90′).

Mysafirët në lojën shtesë ia dolën që të shënojnë golin e barazimit, por ky gol u anulua më pretekst së goli ishte shënuar nga pozita jashtë lojës.

Pas kësaj fitoreje, Drenica arrin në kuotën e 25 pikëve dhe zë vendin e shtatë, ndërkaq vushtrriasit zënë pozitën e parafundit më vetëm 18 pikë. /KP/