Presidenti i Sampdorias, Massimo Ferrero paralajmëroi se ekipet se ylli i skuadrës së tij, Lucas Torreira ka vlerë 50 milionë euro, ndërsa për lojtarin tjetër, Dennis Praet ata kanë nevojë për 30-40 milionë euro.
Dy mesfushorët e Sampit kanë tërhequr shumë interes nga klubet në Itali dhe jashtë vendit, mbi të gjitha në Ligën Premier dhe Atletico Madridi në La Liga.
Megjithatë, presidenti i klubit është përkujdesur t’i shmang interesimet duke iu treguar se çmimi i tyre është shumë i lartë dhe nuk mund të transferohen për shifra minore.
“Torreira ka vlerë 50 milionë euro, por ai nuk shkon askund në afatin e janarit”, ka thënë fillimisht Ferrero për Sportitalia.
“Sa për Praet, kemi nevojë për një ofertë prej 30-40 milionë euro, por nuk kemi ndërmend të shesim”.
“Çdokush që dëshiron lojtarët tanë duhet të paguajë çmimin e duhur”, përfundoi presidenti i klubit italian.
Në këtë sezon, 21-vjeçari Torreira ka kontribuar me tre gola dhe një asistim në 14 ndeshje konkurruese për Sampdorian, teksa është raportuar se do të marrë thirrjen e tij të parë nga Kombëtarja e Uruguait në muajin mars.
Praet është një 23-vjeçar dhe reprezentues i Belgjikës i cili u nënshkrua nga gjiganti belg, Anderlecht, në verën e vitit 2016 për 10 milionë euro.
Këtë sezon, ai ka siguruar tre asistime në 12 paraqitje në Serie A, teksa ka befasuar të gjithë me talentin e tij. /Telegrafi/