Massimo Ferrero thuhet se e ka shitur klubin Sampdoria në një konsorcium të udhëhequr nga Gianluca Vialli për 140 milionë euro.
Sipas mediumit Il Secolo XIX, Ferrero bëri shpalljen e shitjes së klubit të tij gjatë një takimi në zyrat e Ligës të shtunën e kaluar.
“Unë e shita Sampdoria për 140 milionë euro”, citohet të ketë thënë karizmatiku Ferrero.
Prodhuesi i filmit thuhet se ka shitur klubin e tij tek legjenda italiane, Vialli dhe grupi i tij i investitorëve, i cili përfshin Jamie Dinan dhe Alex Knaster.
Gazzetta dello Sport e ka vërtetuar historinë e gazetës italiane, duke pretenduar se një marrëveshje është e gatshme të përfundojë.
Sampdoria ka qenë e zënë në afatin kalimtar të verës, por nuk kanë bërë asnjë biznes që nga nënshkrimi i Jeison Murillo dy javë më parë. /Telegrafi/