Telegrafi

Ferrari triumfon në provat e lira në Malajzi

Sebastian Vettel dhe Kimi Raikkonen ishin më të shpejtët sot në pistën e Kuala Lampur, aty ku ditën e diel zhvillohet gara e radhës e Botërorit të Formula 1, ajo e Cmimit të Madh të Malajzisë.

Piloti gjerman i “kokëkuqes” dha kohën 1’31”261, duke qenë më i shpejti në pistë, ndjekur nga shoku i skuadrës Raikkonen, me 6 të qindtat më shumë.

Në vendet 3-4 u klasifikuan dy makinat Mercedes, ato të Daniel Ricciardo e Max Verstappen, duke qenë më të shpejta sa njëvendëshet Mercedes. Hamilton e Bottas u klasifikuan në vendet 5-6, duke zhgënjyer me paraqitjen e tyre.

Sesioni paradites u zhvillua në një pistë të lagur, ndërsa ato të pasites në pistën e thatë, aty ku Ferrari bëri diferencën në pistë, i pakapshëm nga rivalët.

Hamilton nuk ishte i qetë, teksa dy herë ka dalë nga pista gjatë provave te sotme, ndërsa Ferrari ishte i shpejtë si me gomat e buta ashtu dhe ato të mesme.

Në provat e sotme u evidentua një aksident i Grosjean me Haas, makina e të cilit përfundoi në një pusetë në anë të pistës, duke i shpërthyer goma dhe përfundoi jashtë piste, duke detyruar organizatorët të ndalnin provat.

Nesër, në orën 11:00 do të zhvillohen provat zyrtare dhe të dielën, në orën 09:00, gara e Malajzisë.

Rezultatet nga provat e lira në Malajzi