Telegrafi

Ferrari po përballet me debaklin më të madh në pesë vitet e fundit

Më shumë se gjysma e sezonit F1 ka kaluar dhe Ferrari ende nuk e ka fituar një garë të vetme.

Skuadra e famshme mbizotëroi në testet e para sezonit, por nuk arriti të triumfojë në 12 garat e para kampionale të Formula 1.

Dy herë Ferrari ka qenë shumë afër triumfit këtë sezon. Sebastian Vettel festoi në Montreal, por më vonë iu hoq fitorja pas pengimit në tejkalim të Lewis Hamiltonit dhe Charles Leclerc, humbi vendin e parë në garën për në Austri.

Në renditjen e ekipit, Ferrari është i dyti. Ai ka 288 pikë ndërsa kryeson Mercedesi me 438 sosh.

Red Bull është i renditur në vendin e tretë dhe ka 44 pikë më tepër se skuderia italiane, ku Max Verstappen ka regjistruar dy fitore këtë sezon.

Ndryshe, hera e fundit që Ferrari nuk kishte fituar një garë të vetme ishte në vitin 2014, kur si ngasës kishte Fernando Alonson dhe Kimi Raikkonen. Deri në fund të këtij sezoni ka edhe nëntë gara për të mos përsëritur një sezon të keq. /Telegrafi/