Bolidi F2011s/n, me të cilën piloti gjerman Michael Schumacher fitoi garën e Çmimit të Madh të Montecarlos në vitin 2001 do të dalë në ankand më 16 nëntor, gjatë eventit të “Contemporary Art Evening Auction” që zhvillohet në Nju Jork.
“Kjo është një nga makinat më të rëndësishme të Formula 1 moderne dhe një nga makinat më të çmuara të koleksionit në nivel botëror”, thuhet në deklaratën e shoqërisë që do të bëjë ankandin.
Makina do të prezantohet për mediat e fansat edhe në Hong Kong më datat 28 shtator-3 tetor para se të dalë në ankand në Nju Jork, një muaj më vonë.
Vlera e njëvendëshes italiane është të paktën 4 milionë dollarë, shumë me të cilën do të nisë edhe ankandi për blerjen e saj.
Ky ankand do të zhvillohet në 70-vjetorin e themelimit të fondacionit automobilistik “Enzo Ferrari”.