Pas shumë zhurme në botën e Formula One, ekipi i Ferrarit hodhi mundësinë që të ankohet në dënimin e Sebastian Vettelin.
Piloti i skuderisë italiane u dënua me shtimin e pesë sekondave në fund të garës pas incidentit me Lewis Hamiltonin, kur dyshja në një moment rrezikuan shumë në garën e Kanadasë.
Edhe pse fillimisht u njoftua se Ferrari do të apelojë vendimin, informata disi të ndryshme vijnë nga “kokëkuqja”.
Ferrari do të kërkojë që të rishikohet video ashtu siç e kërkojnë rregullat e FIA-s dhe kanë 14 ditë të drejtën që t’i shfrytëzojnë ato që të sjellin prova të reja.
Ndryshe, dënimi në Montreal i pilotit gjerman i ka kushtuar me humbje dhe ishim dëshmitar të një seri incidentesh pas përfundimit të garës. /Telegrafi/