Site icon Telegrafi

Ferrari është super, radha e Raikkonen për të kryesuar testet

Ferrari protagonist edhe në ditën e fundit të testeve kolektive në Montmelo.

Kimi Raikkonen u rendit para të gjithëve në provat e sotme, që mbyllën mini-sezonin përpara startit të kampionatit që do të nisë më 25 mars në Australi.

Piloti i Ferrarit vendosi kohën 1’17″221 me gomat e buta.

Gjatë testeve të djeshme, shoku i tij  i skuadrës, Vettel vendosi kohën 1’17″182 duke konfirmuar kështu shpejtësinë e makinës së re, SF71-H.

Pas Kimi Raikkonen, sot u rendit Alonso me McLaren-Renault me kohën 1’17″784 dhe Sainz i Renault me kohën 1’18″092. /vipsport/

Exit mobile version