Site icon Telegrafi

Feronikeli thellon krizën e Dritës

Kampioni aktual, Feronikeli, ka shënuar fitore në përballje me Dritën me rezultat 1-0.

Pjesa e parë nisi më mirë për vendasit që provuan disa herë, por pa sukses.

Në pjesën e parë ka debutuar edhe Gilberto Fortundo për Dritën.

Më të filluar pjesa e dytë drenicasit kanë shtyrë përpara duke e kërkuar golin.

Së pari provoi Blernad Kurtishaj i cili nuk shënon nga 2-3 metra. Përsëri sulmuesi del në rast ideal, por pa sukses.

Goli erdhi në minutën e 76 kur Mark Milicaj shënoi me një gjuajtje përtokë, pas një pasimi të bukur të Bujar Shabanit.

Deri në fund të dy skuadrat u munduan të bëjnë më shumë, por nuk ndryshoi asgjë në rezultat.

Ndeshjet tjera zhvillohen nesër (e mërkurë). /Telegrafi/

Exit mobile version