Telegrafi

Fernando Alonso mund t’i kthehet botës së Formula 1

Fernando Alonso (Photo by Charles Coates/Getty Images)

Fernando Alonso ka lënë të kuptohet gjatë fundjavës se mund të bëjë një rikthim me McLarenin.

Spanjolli e kishte përfunduar karrierën si garues në Formula 1 pasi kaloi edhe një sezon tjetër zhgënjyes me McLarenin.

Dhe tani po ndjek synimin për të kaluar në “Triple Crown Motorsport”,ku në Indianapolis 500 po kërkon lavdinë e dikurshme.

Fernando Alonso (Photo by Mark Thompson/Getty Images)

Futja e Alonsos mund të ketë një ndikim të madh në mënyrën se si McLaren ka ndërtuar makinën e tyre 2019 për Carlos Sainz dhe Lando Norris.

“Nuk e dimë ende, do të shohim,” tha drejtori sportiv Gil de Ferran për gazetën spanjolle AS, kur u pyet nëse Alonso është i vendosur që ta ndihmoj ekipin.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Formula 1

Alonso la të kuptohet javën e kaluar se mund të kthehej në F1 në vitin 2020, duke thënë se “Unë thashë se duhet t’ia lëmë kohës dhe jo lamtumirë”.

“Nuk kam plane për vitin 2020. Natyrisht, fitimi i një titulli të tretë do të ishte gëzimi më i madh”, pohoi ish-piloti i Ferrarit dhe Mercedesit.

Ndryshe, 37-vjeçari gjatë karrierës së vetë ka fituar 32 herë dhe është ngjitur 97 herë në podium. /Telegrafi/