Mesfushori i Manchester Cityt, Fernandihno, shpreson se skuadra e tij do të mposhtë Paris Saint-Germainin për të kaluar në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
Kampioni francez viziton Cityn të martën në çerekfinalen e dytë pas barazimit 2 me 2 në Paris.
“Për ne lojtarët, arritja e gjysmëfinales nënkupton shumëçka sepse kemi kaluar gjithë sezonin me shumë vështirësi, me shumë lëndime”, ka thënë ai për Omnisport, transmeton koha.net.
Paraqitja e Cityt në çerekfinale është suksesi më i madh i klubit deri tani.