Telegrafi

Fernandes shpjegon zënkën me Lindelof

(Foto: Screenshot/BeIn Sport)

Futbollisti ofensiv i Manchester Unitedit, Bruno Fernandes, e ka dhënë versionin e tij të asaj që kishte ndodhur me Victor Lindelofin në ndeshjen e Ligës së Evropës kundër Sevillas.

Përkundër se Djajtë e Kuq shënuan të parët me golin e portugezit, andaluzianët e përmbysën rezultatin dhe u kualifikuan në finale.

Në momentin e golit vendimtar të Sevillas, Fernandes dhe Lindelof u xhiruan duke pasur një zënkë, teksa dukej se debatonin se kush ishte fajtor për golin e pranuar.

(Foto: Screenshot/BeIn Sport)

Ndërsa prononcimin për media pas ndeshjes, anësori i Unitedit ka thënë se zënka me mbrojtësin ishte diçka normale dhe pjesë e natyrshme e lojës.

Lexo po ashtu Përplasja e ashpër mes Lindelofit dhe Fernandesit që kaloi në fyerje në golin e dytë të Sevillës

“Është reagim normal kur pranon gol. Nuk ka të bëjë me mua apo Victorin. Ajo që ndodhi mes meje dhe Victorit është normale.

“Do të ndodhë edhe shumë herë të tjera në futboll. Duhet t’i shohim gabimet e secilit dhe të përmirësohemi”, ka deklaruar Fernandes për BT Sport. /Telegrafi/