Cristiano Ronaldo vijon të qëndrojë larg skuadrës së Manchester United me yllin portugez që po kërkon një tjetër ambient për sezonin e ardhshëm.
Ai kërkon një klub ku mund të luajë në Ligën e Kampionëve këtë sezon.
Bruno Fernandes tani ka folur për situatën e Ronldos, duke mos preferuar të futet në thellësi të problemit.
“Unë nuk e di çfarë ka biseduar Ronaldo me klubin dhe trajnerin, madje nuk e kam idenë edhe se çfarë është duke menduar për të ardhmen”.
“Nuk e kam pyetur nëse kërkon të largohet apo jo. Në sezonin e kalua ai ishte golashënuesi i skuadrës, i takon edhe klubit të marrë një vendim. Unë nuk kam asgjë në dorë”.
“Nga ajo çfarë dimë të gjithë është se ai ka pasur probleme familjare dhe duhet ta respektojmë e t’i japim hapësirë. E vetmja gjë për të cilën e kam pyetur është nëse ishte gjithçka në rregull me familjen, por nuk dua të përfshihem dhe respektoj zgjedhjen e gjithkujt”, ka thënë Fernandes./Telegrafi/