Manchester United ka triumfuar 4-2 ndaj Leeds United në kuadër të javës së 26-të në Ligën Premier.
Golat për Djajtë e Kuq që ishin mysafirë i shënuan Harry Maguire, Bruno Fernandes, Fred dhe Elanga, ndërsa për vendasit shënuan Rodrigo dhe Raphinha.
Manchester United ishte ekip më i mirë për një nuancë, duke marrë notën e përgjithshme 6.98, me Leeds United që u vlerësua 6.62.
Bruno Fernandes ishte më i miri në fushë, duke u notuar me 8.2.
Në anën tjetër, dështimi i kësaj përballje doli të ishte Pascal Struijk që u vlerësua me 5.7.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/