Evertoni dhe Manchester United i kanë ndarët pikët në kuadër të javës së 28-të në Ligën Premier, pasi ndeshja përfundoi me rezultat 1-1.
Golin për Toffes e realizoi Dominic Calvert-Lewin në minutën e 3-të, ndërsa për Djajtë e Kuq shënoi Bruno Fernandes në të 31-në.
Evertoni ishte skuadër më e mirë për një nuancë, ku mori notën e përgjithshme 6.64, derisa Unitedi u vlerësua me 6.62.
Lojtari me paraqitjen më të mirë në këtë takim ishte mesfushori portugez që shënoi golin e barazimit dhe mori notën 8.0.
Në anën tjetër dështimi i kësaj përballje doli të ishte David de Gea shkaku i gabimit te goli, e që u vlerësua me 6.1.
Vlerësimi i lojtarëve të tjerë i të dyja skuadrave:
/Telegrafi/