Bruno Fernandes ka reaguar ndaj atyre që po e kritikojnë se ai di të gjuajë vetëm penallti dhe asgjë tjetër.
Mesfushori portugez kaloi te Djajtë e Kuq në janar të këtij viti nga Sporting Lisbona, duke pasur një ndikim të madh në lojën e skuadrës.
Fernandes ka thënë se ai ka dëgjuar nga shuma persona se di të gjuajë vetëm penalltitë, mirëpo ai nuk mendon ashtu.
“Kam dëgjuar persona të thonë se ‘ah, ai do të shënojë vetëm nga penalltia’, i ka shikuar statistikat në fund, përjashtuar këtu penalltitë”, ka thënë mesfushori.
“Vetëm Kevin de Bruyne ka më shumë përfshirje në gola të skuadrës më shumë se unë në Angli kur vije puna te një mesfushor”.
“Unë vazhdojë të punoj shumë dhe jam përshtatur mjaftë mirë në edicionin tim të parë e shpresoj të vazhdojë edhe më mirë në të riun”, ka shtuar më tej Fernandes. /Telegrafi/