Site icon Telegrafi

Fernandes hapave të Ronaldos: Bëhet portugezi i parë pas 11 vitesh që shënon mbi dhjetë gola në Ligën Premier

Bruno Fernandes është një nga pikat më të forta të Manchester United në këtë sezon, pasi po shkëlqen me paraqitjet e tij.

Portugezi që ku ka zbarkuar në “Old Trafford” në janar nga Sporting Lisbona, është kthyer në lojtarin më të rëndësishëm të skuadër, ku po shënon në vazhdimësi gola.

Sot United barazoi ndaj Leicester Cityt (2-2), ndërsa  portugezi realizoi golin e 26-të në total me “Djajtë e Kuq”, 18 prej të cilëve në kampionat.

 

26-vjeçari, sezonin e kaluar, në Ligën Premier shënoi 8 gola në 14 ndeshje (luajti vetëm gjatë fazës së dytë), ndërsa në 14 ndeshjet e sezonit aktual ka kapur shifrën e 10 golave.

Portugezi i fundit që ka mundur të shënojë 10 gola në një sezon të Ligës Premier ka qenë Cristiano Ronaldo me të njëjtën skuadër.

 

Ronaldo në verën e vitit 2009 u transferua te Real Madridi, pasi e kishte mbyllur kampionatin në Ligën Premier me 18 gola të shënuar për Manchester Unitedin. /Telegrafi/

Exit mobile version