Telegrafi

Fernandes dëshiron trofe me Unitedin, jo gola personalë

(Foto: Instagram/brunofernandes.10)

Bruno Fernandes thotë se fitimi i trofeve me Manchester Unitedin është prioritet për të dhe jo shënimi i golave, duke e bërë të qartë sezonin zhgënjyes të skuadrës së tij.

Portugezi e realizoi njërin nga tre golat e Djajve të Kuq në fitoren prej 3-0 ndaj Brentfordit që shënon ndeshjen e fundit sezonale të Old Trafford.

Unitedi nuk do të arrijë të kualifikohet në Ligën e Kampionëve për sezonin e ardhshëm, meqenëse janë pesë pikë prapa Arsenalit dhe i kanë vetëm dy xhiro për t’i zhvilluar, derisa rivalët e tyre kanë zhvilluar nga dy ndeshje më pak.

Mesfushori i ka shënuar 10 gola në Ligën Premier këtë edicion, mirëpo thotë se kjo nuk ka rëndësi për të.

Lexo po ashtu United rikthehet te fitoret në kampionat, mposht me rezultat të thellë Brentfordin

“Ka kaluar kohë e gjatë prej se kam shënuar. Nuk ka dyshim se jam i gëzuar, por këta numra nuk kanë rëndësi për mua. Dua të siguroj numra trofesh dhe jo të golave”, është shprehur Fernandes për Sky Sports. /Telegrafi/