Site icon Telegrafi

Fernandes apo Ronaldo – Solskjaer tregon se kush do t’i gjuajë penalltitë te Manchester United

Ole Gunnar Solsljaer nuk i ka shpëtuar pyetjes së gazetarëve se kush do t’i gjuajë penalltitë te Manchester United, Cristiano Ronaldo apo Bruno Fernandes.

Strategu norvegjez ka zbuluar se ai ka biseduar me dy lojtarët dhe ka lënë në duart e tyre të vendosin se kush shënon nga penalltia dhe kush nga gjuajtja e lirë.

“E dija që ajo pyetje do të vinte dhe natyrisht kam pasur një bisedë me ata të dy”, ka thënë Solskjaer. “Ne kemi dy lojtarë atje që do t’i besoja me jetën time për të vendosur një penallti dhe ky është një pozicion i shkëlqyeshëm”.

Lexo po ashtu Solskjaer thotë se Ronaldo nuk do t'i bashkohej kurrë Manchester Cityt

“Ata do të dinë përmes bisedave që kemi pasur dhe bisedave që do të kemi para ndeshjeve se si do ta zgjidhim këtë. Do të jetë vendimi im se çfarë do të ndodhë. Të dy ata do të vazhdojnë të bëjnë çfarë bëjnë kur u kërkohet të marrin penalltitë”.

I shtyrë nëse ata mund të ndajnë apo jo detyrat, ai u përgjigj: “Unë kam Cristianon, Brunon, Marcus [Rashford], kam lojtarë të cilëve u besoj se mund të shënojnë nga një penallti”.

Lexo po ashtu Ronaldo nuk 'pajtohet' me Solskjaerin për pozitën se ku do të luajë te Unitedi

“Unë e kam pasur këtë bisedë, natyrisht, dhe ata e dinë pozicionin tim në lidhje me të. Ata e dinë që unë vendos se kush do ta gjuajë penalltinë nëse e marrim një”.

“Kjo nuk do të shkaktojë një problem. Ne jemi këtu për të fituar së bashku. Nuk ka të bëjë me numrat e mi ose numrat tuaj. Bëhet fjalë për ne si ekip dhe vendimi do të jetë i imi”, ka shtuar më tej Strategu i Djajve të Kuq. /Telegrafi/

Exit mobile version