Site icon Telegrafi

Fermerët në Ferizaj zotohen për zhvillim të bujqësisë pas përfitimit të 100 motikultivarotëve

Një ditë pas shpërndarjes së 100 motikultivatorëve nga komuna në Ferizaj, fermerët përfitues nëpërmjet një shkrese kanë falënderuar komunën për këtë mbështetje dhe janë zotuar se do ta zhvillojnë edhe më shumë bujqësinë me arsyetimin se komuna po u ofron mjete të ndryshme të punës.

Fermerët kanë thënë se komuna, pikërisht drejtoria e bujqësisë ua ka lehtësuar zhvillimin e bujqësisë me këto pajisje moderne.

Njëri nga fermerët Rrahman Ramusholli, ka thënë se komuna edhe sivjet ka shqyrtuar kërkesat e tyre për të përfituar subvencione në pajisje pune.

‘’Jemi falënderues sepse këto pajisje motikultivator janë shumë të rëndësishme për neve sepse e lehtëson punën tonë, prandaj të gjithë i bashkangjitemi falënderimit ndaj komunës dhe drejtorisë së bujqësisë’’, ka thënë ai.

Nëpërmjet shkresës fermerët kanë shprehur mirënjohje dhe janë zotuar se do ta zhvillojnë edhe më shumë bujqësinë.

‘’Jemi falënderues dhe mirënjohës për gjithë këto pajisje që ne i kemi përfituar si fermer të komunës së Ferizajt. Zotohem se do ta zhvillojmë edhe më shumë bujqësinë falë përkrahjes së komunës’’, thuhet midis të tjerash në shkresën falënderuese të fermerëve ferizajas.

Në anën tjetër drejtori i bujqësisë në këtë Komunë Burim Bajrami, ka thënë për Telegrafin se që nga fillimi i vitit një pjesë të madhe të buxhetit komunal e kanë dedikuar për subvencione të ndryshme për fermer.‘’Prej fillimit të vitit fermerët janë duke përfituar vazhdimisht pajisje të ndryshme të punës dhe të gjithë janë duke I shfrytëzuar ato.

Ndërkaq, mbështetja e fundit tregon se ne po vazhdojmë t’I përkrahim ata dhe vlera e përgjithshme e projektit të fundit arrinë rreth 150 mijë euro e që përfitues janë përferi fermerët ferizajas, përkatësisht kultiivuesit e perimeve në serra dhe jashtë tyre’’, ka thenë Bajrami.

Kujtojmë se të marten, komuna e Ferizajt ka shpërndarë gjithsejtë 100 motikultivator për 100 fermer, ndërkohë në ceremoninë e shpërndarjes ishte present edhe kryetari I kësaj komune Agim Aliu I cili u shpreh se qeverisja lokale e Ferizajt ka në fokus zhvillimin e bujqësisë dhe kjo si asnjëherë më parë nga subvencionet e bujqësisë, të bujqve e fermerëve ferizajas. /Telegrafi/

Exit mobile version