Komuna e Gjilanit njofton se 128 fermerë kanë përfituar serra të madhësisë 100 m², vlera e të cilave arrin 128 mijë euro.
Drejtori për Bujqësi dhe Pylltari, Bajram Isufi, bashkë me koordinatoren Kosovare Pajaziti, nga Islamic Reliev Kosova, kanë vizituar disa zona në fshatra e qytet ku po bëhet montimi i serrave 100 m² në bashkëpunim me Islamic Reliev Kosova
“Kemi shpërndarë 128 serra për 128 fermerë dhe pas shpërndarjes ka filluar edhe montimi i tyre, ku edhe kemi vizituar disa lokalitete për të parë nga afër ecurinë e montimit të tyre”, tha Isufi.
Isufi theksoi se mbështetja ndaj fermerëve në rritjen e kapaciteteve prodhuese nuk do të ndalet në forma të ndryshme.
“Mbështetja ndaj fermerëve në rritjen e kapaciteteve prodhuese nuk do të ndalet në forma të ndryshme nga Komuna e Gjilanit, pasi që e kemi edhe prioritet të vazhdueshëm bujqësinë dhe rritjen e vazhdueshme të mirëqenies së fermerëve”, tha drejtori për Bujqësi Bajram Isufi. /Telegrafi/