Telegrafi

Ferizaj, të rinjt përmes pikturës përçojnë mesazhin për rëndësinë e ekonomisë

Gjatë javës së kaluar të rinjtë e Komunës së Ferizajt kanë mbajtur një aktivitet në të cilin përmes pikturimit janë munduar që të përçojnë te të rinjt rëndësinë e ekonomisë qarkore.

Në këtë aktivitet kanë marrë pjesë mbi 15 të rinj që përmes trajnimit tre ditor kanë marrë njohuri nga fusha të ndryshme, transmeton telegrafi.

Sipas një njoftimi nga komuna e Ferizajt, kjo nismë synon ta promovojë mbrojtjen e mjedisit, ambientit dhe nxitjen e ideve të reja me fokus prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme.

“Pjesëmarrës në këtë aktivitet kanë qenë mbi 15 të rinjtë që kanë marrë njohuri nga trajnimi treditor mbi zgjidhjet innovative, ndryshimet klimatike dhe sfidat mjedisore.
Ky aktivitet është realizuar përgjatë fushatës për ekonomi qarkore, nismë kjo që synon ta promovojë mbrojtjen e mjedisit, ambientit dhe nxitjen e ideve të reja me fokus prosperitetin dhe paqen e qëndrueshme”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/