Site icon Telegrafi

Ferizaj, qytetarët raportojnë se në QKMF 1 uji po depërton nga kulmi

Disa qytetarë të Ferizajt kanë raportuar se në Qendrën e Mjekësisë Familjare 1, ka fillur të rrjedh ujë nga pjesa e kulmit që është me xhama.

Në raportimet e tyre në platformën Ndreqe.com ata thonë se uji po rrjedh në mes të ndërtesës, dhe sipas tyre kjo po u shkakton dëme edhe pacientëve.

Lexo po ashtu Banorët e rrugës "C", ankohen se Komuna e Prishtinës nuk ka rregulluar hapësirën gjelbëruese

Qytetarët po vazhdojnë të raportojnë për problemet e tyre në Ndreqe.com, ku më pas po presin intervenimin e institucioneve përgjegjëse. /Telegrafi/

 

 

 

Exit mobile version