Në Ferizaj është prezantuar sot edhe përforcimi i tretë për afatin kalimtar të dimrit.
Milan Ristovski, maqedonasi që së fundi luajti me Teteksin, është pjesë e skuadrës ferizajase.
“Skuadra jonë ka transferuar super sulmusin maqedonas, Milan Ristovskin i cili së fundi ishte pjesë e Tetekstit nga Maqedonia, ku shkëlqeu në Kampionatin Maqedonas. Ai pritet të na ndihmojë në objektivat e skuadrës me përvojën që ka. Vazhdojmë tutje me transferimet tjera”, thuhet në njoftimin e Ferizajt.
Ndryshe, klubi ferizajas zë pozitën e nëntë të renditjes tabelore të ligës elitare kosovare me 14 pikë. /Telegrafi/