Telegrafi

Ferizaj fiton derbin ndaj Vushtrrisë, bën hap të madh drejt Superligës

Ferizaj dhe Vushtrria janë takuar takuan sot në kuadër të javës së 20-të në Ligën e Parë – grupi B, ku ferizajasit kanë shënua fitore me rezultat 1-0.

Ndeshja ishte e bukur dhe me plot rivalitet, ku në fund Ferizaj ia shkaktoi humbjen e parë Vushtrrisë në këtë kampionat,.

Pas shumë rasteve nga të dyja palët, në fundin e pjesës së parë Ferizaj fitoi penallti, ndërsa nga pika e bardhë ishte i saktë Enis Sefa për 1-0.

Deri në fund Ferizaj i Arbnor Morinës arriti ta ruajë rezultatin, duke u shkëputur tani me katër pikë më shumë se Vushtrria.

Ferizaj si lider ka 43 pikë, ndërsa Vushtrria ka 39 pikë./Telegrafi/