Site icon Telegrafi

Ferizaj e pranon dorëheqjen e Bekim Isufit, së shpejti me trajner të ri

Bekim Isufi ka ofruar dorëheqjen e parevokueshme nga posti i shefit të shtabit teknik te FC Ferizaj.

Tekniku gjilanas vendimin e tij për t’i dhënë fund bashkëpunimit me klubin ferizajas e kishte konfirmuar pas ndeshjes së fundjavës ndaj Feronikelit (1-1).

Por sot, largimi i tij e ka konfirmuar Bordi i klubit të Ferizajt, në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së sotme.

Bekim Isufi edhe zyrtarisht nuk do të jetë trajneri i Ferizajt.

Më poshtë e keni konfirmimin:

“Mbledhja e bordit  FC Ferizajt. Sot bordi i klubit është mbledhur për të aprovuar dorëheqjen e trajnerit, Bekim Isufi. Ne si klub e falënderojmë trajnerin Bekim Isufin për punën e bërë deri më tani, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdim”.

“Klubi jonë është në bisedime me disa trajner të njohur, për të zëvendësuar Bekim Isufin. Në ditët në vazhdim do të ju njoftojmë për trajnerin e ri të klubit tonë”.

“Deri në zgjedhjen e trajnerit, klubin do ta udhëheq, Burim Çerkini”, thuhet në njoftimin zyrtar të lëshuar pak minuta më parë në llogarinë e klubit ferizajas në Facebook.

Exit mobile version