Ferit Keta është shpallur për herë të parë kampion bote ne kikboks, pasi mundi turkun Fatih Karakus në Munih.
Më 8 shtator, ai fitoi në evenimentin e Dibrës së Madhe në boks dhe kundërshtari shfrytëzoi mediat dhe rrjetet sociale, duke i kërkuar revansh dhe vuri në ring titullin që mbante si kampion bote.
Ferit Keta, që stërvitet nga trajneri i mirënjohur Ismail Keta, fitoi bindshëm duke arritur që ta mposhtë rivalin e tij dhe të fitojë një titull Evrope.
Kjo ishte ndeshja e 19-të në kikboks për Ketën dhe të gjitha i ka fituar, ndërsa në boks ka 11 ndeshje dhe asnjë humbje, transmeton Top Channel.
Sukseset e tij, sportisti shqiptar gjithmonë ua kushton ngjyrave kuq e zi.
Arritjen e tij të madhe, Feta e ka ndarë tifozët e tij duke postuar disa fotografi në rrjetet sociale.
Theksojmë se para një viti, ai u shpall kampion evropian në kikboks duke mposhtur në Gjermani kundërshtarin e tij, Toni Thes.