Sir Alex Ferguson ka bërë 27 vite karrierë si trajner i Manchester Unitedit, ndërsa ka zbuluar katër blerjet më të mira në histori të bëra nga ai.
Trajneri skocez që udhëhoqi Djajtë e Kuq drejt sukseseve, ka treguar sukses edhe në blerje të lojtarëve.
Ferguson gjatë karrierës së tij ka bërë blerje të shkëlqyera si Ole Gunnar Solskjaer (1.5 milionë funte), Teddy Sheringham (3.5 milionë euro), Edwin van Der Sar (2 milionë funte), Patrice Evra (5.5 milionë funte) dhe Nemanja Vidic (7 milionë funte).
Asnjëra nga këto nuk janë blerjet më të mira të Ferguson. Por cilat janë ato?
Ai ka folur për ueb faqen e klubit dhe ka zbuluar se blerja më e mirë ndonjëherë ka qenë ajo e Eric Cantonas që u ble për 1 milionë funte nga Leeds United në vitin 1992.
“A ka qenë Cantona blerja më e mirë? Është pyetje e mirë. Mirë, në termet e vlerave monetare Eric ka kushtuar rreth 1 milion funte, Peter Schmeichel duku £500,000, ndërsa Brian McClair ka kushtuar £800,000, që të tre fantastik”.
“Paul Incen po ashtu e kemi blerë 1.5 milion funte dhe e kemi shitur për tetë milionë”.
“Tani është Cristiano Ronaldo, që u ble 12 milionë funte dhe u shit 80 milionë! Nëse pyesni se cilat janë blerjet më të mira unë them, Schmeichel, Cantona, McClair, dhe Ronaldo”.
“Nëse i analizoj blerjet dhe çmimin që kam paguar, atëherë Eric i kishte sjell shumë besim skuadrës, nuk kam dyshim për këtë”, ka thënë Fergunson. /Telegrafi/