Telegrafi

Ferguson zbulon histori interesante nga e kaluara: E kam refuzuar dy herë Anglinë

Ish-menaxheri i Manchester Unitedit, Sir Alex Ferguson e ka pranuar se ai ka refuzuar dy herë ofertën për të qenë trajner i Kombëtares së Anglisë.

Ferguson njihet gjegjësisht për punën e tij shumëvjeçare te Djajtë e Kuq, ku fitoi çdo trofe të mundshëm ekipor, teksa dominoi në Ligën Premier.

Megjithatë, ai asnjëherë nuk drejtoi një kombëtare, edhe pse tashmë ka treguar se i ishte ofruar disa herë posti i trajnerit të Anglisë.

Skocezi ka zbuluar gjatë një konference për media për nisjen e autobiografisë së tij se ka refuzuar dy herë ofertën për të drejtuar ‘Tre Luanët’.

Lexo po ashtu Evra: Ferguson doli në pension vetëm pasi dështoi në transferimin e dy yjeve

“Ishte e pamundur të pranoje një ofertë të tillë”, ka thënë fillimisht Ferguson.

“Herën e dytë më kontaktoi ish-kryetari i Unitedit, Martin Edwards. Unë pastaj i thashë: Thjesht harrojeni, nuk jam i interesuar”.

“Unë shpejt mora një vendim, më mori 10 sekonda”.

“Vetëm imagjinoni se si do të kthehesha atëherë në Skoci? Zoti im!”, përfundoi ish-trajneri skocez. /Telegrafi/