Telegrafi

“Ferguson më telefonoi për Modric” – Redknapp zbulon detaje rreth kroatit dhe tentimit të transferimit te Man Utd

Luka Modric u bë një yll i futbollit botëror kur lunte në Tottenham, nga viti 2008 deri në vitin 2012.

Shumë klube të mëdha donin ta sillnin, por në fund Real Madrid ia doli që të merrte yllin kroat.

Trajneri i Modric te Tottenham, Harry Redknapp, zbuloi se Sir Alex Ferguson e telefonoi personalisht për të tentuar ta sjellë kroatin në Manchester United.

“Më kujtohet që Fergie më thirri për Luka Modricin dhe Paolo Di Canion (Redknapp e drejtoi atë në Ëest Ham), por për disa arsye ai nuk mundi t’i mbyllte transferimet”, ka treguar Redknapp në një intervistë për The Sun.

Së fundmi, Rio Ferdinand, portieri legjendar i Manchester United, ka folur se si në vitin 2012 e ka bindur Modricin të nënshkruajë për Man Unitedin.

Lexo po ashtu “Ata blen Kagawan” – Ferdinand tregon bisedimet me Modric dhe zgjedhjen që bëri Ferguson para kroatit

Ai theksoi se Modric donte të kalonte te Man Utd, por klubet nuk ranë dakord dhe më pas erdhi Real Madridi dhe e mori kapitenin kroat në Real Madrid për 35 milionë euro. /Telegrafi/