Vendimi i Ole Gunnar Solskjaer për të pushuar Cristiano Ronaldon në fundjavë ndaj Evertonit, duke e nisur ndeshjen me portugezin nga stoli, ka marr shumë kritika, përfshirë legjendën e Manchester United, Sir Alex Ferguson.
Në një video shihet trajneri i madh skocez dhe ylli i MMA, Khabib Nurmagomedov, ku Ferguson vë në pikëpyetje politikën aktuale të përzgjedhjes së trajnerit aktual.
“Kur ata [Evertoni] e panë që Ronaldon që nuk luante …” filloi Ferguson.
🚨🎥 | Sir Alex Ferguson telling Khabib Nurmagomedov that Cristiano Ronaldo should've started against Everton. [@ESPNFC]pic.twitter.com/4w5jxtGl9h
— Football Khanage (@FootballKhanage) October 5, 2021
“Ju duhet të filloni ndeshjen me lojtarët tuaj më të mirë”, ka thënë Ferguson, ndërsa Khabib ia kujtoi atij se Ronaldo hyri në pjesën e dytë.
Shumë ekspertë të tjerë, përfshirë Gary Neville, ishin gjithashtu kritikë ndaj vendimit për të përdorur Ronaldon nga banka.
Në moshën 36 -vjeçare, sulmuesi portugez nuk mund të fillojë çdo ndeshje të sezonit – askush nuk mundet – dhe Solksjaer e di këtë, ashtu si Ferguson, i cili në të shkuarën e kishte pushuar Ronaldon në shumë raste.
Man Utd's 10 famous fans as Khabib and Usain Bolt mingle with Sir Alex Fergusonhttps://t.co/h53RuMb3k5 pic.twitter.com/o1r2q3gv5n
— Daily Star Sport (@DailyStar_Sport) October 5, 2021
Barazimi në “Old Trafford” kundër Evertonit do të thotë që United ka fituar vetëm dy nga gjashtë ndeshjet e fundit.
Jamie Carragher kishte thënë se: “Me ose pa Ronaldon, problemet e United janë pak a shumë të njëjta: ata nuk janë një ekip”.
Solskjaer duhet të zgjidhë këto probleme gjatë pushimit sepse katër ndeshjet e tyre të ardhshme në Ligën Premier janë kundër Leicester, Liverpool, Tottenham dhe Manchester City. /Telegrafi/