Site icon Telegrafi

Ferguson nuk ndalet së fituari miliona funte edhe si pensionist

Sir Alex Ferguson është tërheq prej rolit si trajner i futbollit në verën e vitit 2013.

Ai pati 26 vjet të paharrueshme në “Old Trafford” të Manchester Unitedit ndërsa emri i ish-ttrajnerit vazhdon të prodhojë miliona.

Falë fjalimeve, shfaqjeve në publik, por edhe të ardhurave që kanë ardhur nga shitja e librit autobiografik, 75-vjeçari ka fituar më shumë se gjashtë milionë funte gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi.

Theksojmë se ai paguhet dy milionë funte në vit për 20 ditë pune si ambasador i Djajve të Kuq ndërsa fiton edhe deri në 100 mijë funte për konferenca e fjalimet motivuese.

Kujtojmë se skocezi fitoi 13 tituj të Ligës Premier, pesë herë FA CUP, katër trofe të League Cup, dy herë Ligën e Kampionëve dhe shumë trofe individual dhe ekipor me Manchester Unitedin, Aberdeen dhe St.Mirren. /Telegrafi/

Exit mobile version