Telegrafi

Ferguson ‘nuk foli kurrë’ me lojtarin e fundit që nënshkroi te Man Utd

Trajneri legjendar, Sir Alex Ferguson ‘nuk foli kurrë’ me anglezin Wilfried Zaha, i cili ishte nënshkrimi i tij i fundit si trajner i Manchester United.

Ferguson nënshkroi me sulmuesin anësor nga Crystal Palace në janar të vitit 2013 përpara se të tërhiqej nga futbolli në fund të muajit majt të atij viti.

Zaha u huazua përsëri te “Shqiponjat” për pjesën tjetër të sezonit dhe iu bashkua United në verë, i cili kishte emëruar David Moyes si trajner.

Reprezentuesi i Bregut të Fildishtë bëri vetëm katër paraqitje për United dhe iu bashkua Palace 18 muaj më vonë.

Neil Warnock luajti një rol të madh në kthimin e Zahas në “Selhurst Park” dhe ai u trondit nga sa pak mundësi iu dha.

Ai ishte gjithashtu i tronditur që Ferguson nuk kishte asnjë bisedë kokë më kokë me Zahan pasi ra dakord se mund të ishte një lojtar i madh për Djajtë e Kuq në të ardhmen.

“Unë e nënshkrova atë kur shkova në Crystal Palace. Ai është gjithmonë i dashur aty. Do të kisha dashur ta shihja të shkonte në një klub tjetër të madh”, ka thënë fillimisht Warnock për talkSPORT.

“Kur ai u kthye tek unë kur e ri-nënshkrova, mbaj mend që fola me të në zyrën e kryetarit. I thashë: “A je mirë me Sir Alex?” Ai tha: “Ai nuk më foli asnjë herë”.

“Ai ishte vetëm një djalë i ri dhe shkoi atje dhe nuk mori shumë ndihmë. Do të doja ta kisha parë atë në një klub të madh. Kur ai ka një krah rreth tij, ai është shumë emocionues për të parë dhe kështu dinamik. Unë mendoj se ai do të ketë një sezon të shkëlqyer këtë vit”, përfundoi anglezi.

Që nga kthimi në Londër, Zaha ka qenë një nga lojtarët më të mirë të Ligës Premier jashtë top gjashtëshes dhe ka arritur shifra dyshifrore në tre nga katër sezonet e tij të fundit.

Ai ka qenë i lidhur me një numër klubesh gjatë gjithë viteve, por i qëndroi besnik Crystal Palace. /Telegrafi/