Ralf Rangnick do të emërohet si trajneri i ri i përkohshëm i Manchester United në orët në vijim, megjithatë ish-legjenda e klubit Sir Alex Ferguson nuk u pyet për mendimin e tij në lidhje me punësimin e gjermanit.
79-vjeçari ka qenë drejtor në bordin e klubit anglez që nga pensionimi i tij nga detyrat e tij drejtuese në vitin 2013.
Ferguson gjithashtu ruan shumë ndikim në klub, pasi ka siguruar gjithsej 38 trofe, përfshirë 13 tituj të Ligës Premier, në 26 vitet e tij në Old Trafford.
Megjithatë, sipas The Mirror, emërimi i Rangnick në Manchester United ka marrë bekimin pa pëlqimin e Ferguson, i cili ka aq shumë ndikim në klub saqë zgjodhi David Moyes si pasues të tij në vitin 2013.
Megjithatë, këtë herë, ishin John Murtough dhe drejtori teknik Darren Fletcher ata që ndërmorën vendimin për emërimin e gjermanit trajner të përkohshëm.
Konfirmimi i Rangnick si trajner i ri në Old Trafford pritet të ndodh gjatë ditës së sotme (e premte) ose më së largu të hënën. /Telegrafi/