Telegrafi

Ferguson dhe Woodward kishin një përplasje në barazimin e United ndaj Sheffieldit

Ed Woodward është kapur nga kamerat duke zhvilluar një bisedë tejet të tensionuar me Sir Alex Fergusonin në përballjen e Manchester United ndaj Sheffield Unitedit.

Drejtori gjeneral dhe trajneri legjendar i Djajve të Kuq nuk ishin të kënaqur me barazimin 3-3 të skuadrës, derisa ishin duke humbur 2-0.

Në pamje shihet se si Woodward i drejtohet me nervoz Fergusonit dhe sipas mediave në Angli thuhet se drejtori i ka kërkuar skocezit të largohet nga stadiumi.

Tifozët e Unitedit kanë filluar ta kritikojnë këtë veprim të drejtorit gjeneral dhe madje e akuzojnë se po e shkatërron klubin së bashku me pronarët që janë familja Glazers.

Ole Gunnar Solskjaer me gjasë do të shkarkohet para afatit kalimtar të janarit dhe në krye të skuadrës mund të vije Michael Carrick ose Mauricio Pochettino që u shkarkuar pak ditë më parë nga Tottenham Hotspuri. /Telegrafi/