Telegrafi

Ferencvarosi eliminon Dinamo Zagrebin, Uzuni shënon dhe largon nga gara Kastratin dhe Ademin

Një ndeshje mjaftë interesante në Ligën e Kampionëve është zhvilluar mes Ferencvarosit dhe Dinamo Zagrebit ku në fund hungarezët fituan me rezultat 2-1.

Te Dinamo Zagreb nga minuta e parë luajtën Lirim Kastrati dhe Arijan Ademi, ndërsa tek klubi hungarez u paraqit Myrto Uzuni.

Gergo Lovrencsics ka shënuar që në fillim të ndeshjes për hungarezët, ndërsa rezultati u barazua në minutën e 23-të.

 

Futbollisti i Kombëtares, Myrto Uzuni, ka shënuar në portën e tij një autogolit.

Por Uzuni ka “shlyer” gjithçka, teksa në minutën e 65-të, ka tundur rrjetën për 2-1.

 

Ai bëri një shpërthim fantastik nga mesfusha, duke kaluar në avantazh skuadrën e Ferencvarosit.

Në momentin e golit, Uzuni nuk ka nguruar të festojë me shqiponjë, duke bashkuar duart.

Ky goli e dërgoi tutje ekipin e tij, duke bërë që Uzuni të jetë një transferimin mjaftë i qëlluar. /Telegrafi/