Telegrafi

Ferdinand zgjedh mbrojtësit më të mirë në Ligë Premier, tifozëve të United nuk do t’ju pëlqej zgjedhja

Ish mbrojtësi i Manchester United, Rio Ferdinand i ka zgjedhur Toby Alderweireldin dhe Laurent Koscielnyn si dy mbrojtësit më të mirë në Ligën Premier.

38-vjeçari që ka qenë kampion i Anglisë ka qenë për 12 sezone te United duke fituar titullin gjashtë herë.

Duke folur për transferimet ai zgjodhi Alderweireldin  si transferim i qëlluan pasi u ble për 11.5 milionë funte nga Southamptoni.

“Nëse flet për nga rëndësia ai është në një nivel me Harry Kane. Ai e kupon se ku duhet në jetë në fushë”, ka thënë  Ferdinand.

Ferdinand tha se Koscielny është mbrojtësi më i mirë në Ligën Premier.

“Ai së bashku me Koscielnyn janë më të mirët në Ligë”, ka thënë Feridinand. /Telegrafi/