Telegrafi

Ferdinand thekson dallimin e madh midis Sir Alex Ferguson dhe Jurgen Klopp

Rio Ferdinand ka sugjeruar që Jurgen Klopp duhet të mësojë nga libri i Sir Alex Ferguson kur bëhet fjalë për rindërtimin e një skuadre.

Liverpooli ka shfaqur një fillim të lëkundur të sezonit dhe ka fituar vetëm katër nga 12 ndeshjet e tyre të para të Ligës Premier, megjithëse rezultoi fitues 2-0 në ndeshjen e fundit kundër Napolit në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve. Ka pasur shumë arsye pse Reds kanë vuajtur dhe Ferdinand ka ofruar një këshillë ndërsa ishte në studion e BT Sport.

“Ai (Ferguson) ishte i mrekullueshëm për të parë ngecjen apo shkëlqimin e lojtarëve dhe duke i ndryshuar ata”, shpjegoi Ferdinand.

“Ndërsa ju shikoni, ne po flasim për disa lojtarë në këtë ekip të Liverpoolit, të cilët ndoshta janë në perëndimin e karrierës së tyre”.

“Jaap Stam ishte mbrojtësi më i mirë në botë në atë kohë, David Beckham në formën e karrierës së tij, Ruud van Nistelrooy, golashënuesi më i mirë në United, por Ferguson sapo pa diçka herët menjëherë reagonte”, ka vazhduar legjenda e Djajve të Kuq.

Në kontrast të plotë, Liverpool është ende me shumë nga lojtarët që ishin gjysmë dekade më parë.

Njerëz të tillë si kapiteni i klubit 32-vjeçari, Jordan Henderson dhe veterani James Milner, që është 37-vjeçar, janë të dy pa dyshim e kaluara e tyre kulmore, por shfaqen rregullisht për Reds.

Sulmuesit Mohamed Salah dhe Roberto Fimino janë gjithashtu mbi të 30-tat, që do të thotë se është një tjetër dyshe që mund të fillojë të hyjë në nivelin e fundit të karrierës. /Telegrafi/