Rio Ferdinand ka bërë një lëvizje të jashtëzakonshme në karrierë duke u bërë boksier profesionist.
Lajmi do të konfirmohet nesër në një konferencë për shtyp, që u mendua fillimisht se ishte një projekt televizivë, por do të jetë një projekt serioz sportiv.
Ky kalim nga një sport në një sport tjetër, do ta shohë atë të imitojë ish kapitenin e kriketit të Anglisë, Andrew Flintoff, i cili u ndesh dhe e mposhti amerikanin Richard Dawson, për katër runde dhe që ishte pjesë e një serie dokumentarësh në vitin 2014.
U prit që Flintoff të vazhdonte të luftonte, por kurrë nuk u kthye në këtë sport.
Ferdinand në kohën e fundit ka postuar video në rrjetet sociale duke stërvitur boks, pasi e ka lënë futbollin në vitin 2015.
Lojtari duhet të aplikojë për licencë boksi nëse dëshiron të futet në këtë valle.
Ai në të kaluarën ka pasur 82 kilogram, por me muskujt e marrë ai ka shkuar në 90 kg, gjë që e dërgon te peshat e rënda, shkuan The Telegraph.
Njëjtë si Ferdinand kishte bërë edhe ish sulmuesi i Sheffield United, Curtis Woodhouse, i cili vazhdoi me boks dhe u bë kampion britanik me peshën e lehtë, kur kishte lënë pas 15 vite karrierë si futbollist. /Telegrafi/