Telegrafi

Ferdinand padashje tregon numrin që do ta marrë Ronaldo në fanellë te United

Rio Ferdinand beson se Edinson Cavani duhet të sakrifikojë paksa dhe t’i ofrojë Cristiano Ronaldos numrin 7 në fanellë.

Sulmuesi uruguaian ka arritur të gjejë vetën në Old Trafford, derisa me rikthimin e portugezit priten gjëra të mëdha në këtë edicion.

Por, Ferdinand ka kërkuar nga Cavani që numri 7 në fanellë t’i takojë pesë herë fituesit të Topit të Artë, pasi 36-vjeçari u rikthye aty ku edhe kishte bërë emër.

Lexo po ashtu Krahasohet paga e Ronaldos me lojtarët e tjerë te Manchester United

“Vetëm të mendosh se Cavani mund të jetë mbështetës për Ronaldon, është e pabesueshme”, ka thënë Ferdinand në emisionin e tij në YouTube.

“Cavani, më duhet të them, çfarë njeriu! Ai pa se kush po vinte në qytet dhe hoqi dorë nga fanella me numrin 7”.

Ferdinandi, duke kuptuar që ndoshta e kishte tepruar me njoftimin e parakohshëm, pastaj filloi të tërhiqej.

Lexo po ashtu Zbulohet se kur do të debutojë Ronaldo te Manchester Unitedi

“Ndoshta? Nuk e di! A e bën këtë apo jo?”, ishte reagimi i legjendës së United.

Tifozët e Djajve të Kuq kanë kërkuar që Anthony Martial t’i lë numrin 9 Cavanit dhe ky i fundit ta pasoj numrin 7 te Ronaldo. /Telegrafi/