Legjenda e Manchester Unitedit, Rio Ferdinand beson se Jose Mourinho ka nevojë të fitojë titullin e Ligës Premier pas shpenzimeve të mëdha për transferime.
Ish-klubi i Ferdinandit, Man Unitedi ende duhet të fitojë titullin prestigjioz të Ligës Premier që kur Sir Alex Ferguson vendosi të japë dorëheqjen në vitin 2013.
Djajtë e Kuq kanë vuajtur të gjejnë zëvendësuesin ideal të trajnerit legjendar, por me ardhjen e Mourinhos në klub, tifozëve i është kthyer buzëqeshja.
Megjithatë, sipas ish-kapitenit të klubit, Ferdinand, trajneri portugez duhet ta fitojë titullin e Ligës Premier për të justifikuar shpenzimet për transferime.
“Historia sugjeron që ju të fitoni tituj dhe ata nuk e kanë bërë këtë për disa vite”, ka thënë fillimisht tha Ferdinand.
“Tifozët dëshirojnë këtë, tifozët i kanë dhënë Jose Mourinhos pak kohë, klubi ka po ashtu”.
“Ai ka ardhur dhe ka investuar shumë, por tani ai duhet të shkojë dhe të prodhojë dhe mendoj se problemi që ai ka është se ka një ekip shumë të talentuar dhe të fortë përball si Manchester City, të cilët po kryesojnë dhe po duken në formën më të për momentin”.
“Besoj se do të jetë një betejë e dy klubeve të Manchesterit për titullin e Ligës Premier”, përfundoi ish-mbrojtësi i Djajve të Kuq. /Telegrafi/