Telegrafi

Ferdinand i lumtur që Onana do të bashkohet me Manchester Unitedin, por paralajmëron për gabimet që mund t’i bëjë portieri

Andre Onana do të kalojë nga Interi te i Manchester United, pasi “Djajtë e Kuq” janë pajtuar të paguajnë 55 milionë eurove.

Kamerunasi do të zëvendësojë David De Gean, i cili u largua pas disa vitesh qëndrim në klub.

Blerjen e Onanas ka mirëpritur Rio Ferdinand, ish-mbrojtësin e Man United, i cili ka besim të madh te portieri.

“Onana do t’i japë Manchester United më shumë besim dhe më shumë aftësi në lojën nga pas. Ai është një portier i përshtatshëm për skuadrën e Ten Hag”.

“Atë nuk e zë paniku kur kundërshtarët i bëjnë presing. E ruan qetësinë dhe ia del të gjejë gjithmonë një shok skuadre të lirë për t’i pasuar topin”.

Lexo po ashtu Onana te Manchester United, Interi në bisedime me dy portierë

“Sigurisht që është e rrezikshme të luash në një mënyrë të tillë me portierin, mund të bësh gabime, por gjithçka ka të bëjë me qëndrimin besnik ndaj bindjeve tuaja”.

“Por edhe me gjetjen e ekuilibrit të duhur dhe ruajtjen e qetësisë në momente delikate. Onana do të jetë një përforcim fantastik për United”, ka thënë Ferdinand. /Telegrafi/