Telegrafi

Fenomeni Ronaldo: Kritikat ndaj Neymarit janë të pa kuptimta

(Foto: Getty Images)

Ish-sulmuesi i Brazilit, Ronaldo, ka përshkruar kritikat ndaj Neymarit si të pakuptimta.

Futbollisti 26 vjeçar është gjykuar për veprimet e tij në fushë, që ishin kryesisht teatrale.

Pas humbjes prej 2-0 ndaj Brazilit në 1/8-tën e finalez, trajneri i meksikës Juan Carlos Osorio e akuzoi Neymarin për “aktrim”.

“Ka shumë forma për ta parë dhe interpretuar futbollin”.

“Unë jam kundër këtyre komenteve për Neymarin. Ai është lojtar inteligjent në lëvizjet e tij dhe ai di si ta mbrojë veten”.

“Nuk mendoj se gjyqtarët e kanë mbrojtur atë mjaftueshëm. Kur njerëzit më godisnin mua, unë ndjeja padrejtësinë”,

“Kritikat janë të kota. Emisionet dhe gazetat duan që të mbushin hapësirën e tyre’, u shpreh Ronaldo i vjetër.

Ronaldo ishte protagonist në vitin 2002 kur ja solli kombëtares së Brazilit titullin e pestë të kampionit të botës në histori. /Telegrafi/