Telegrafi

Feniksi fitues i turneut ‘Adem Jashari’ në futsall

Këto dy skuadra rrugën për në finale e nisen në Grupin B, ku edhe u radhiten në dy vendet e para Feniksi si lider dhe Flamurtari në vendin e dytë.

Ndërkohë në gjysmëfinale Feniksi e mposhti Besën nga Peja me rezultat 5-2 ndërsa Flamurtari ja shkaktoj humbjen e parë në këtë turne Fc Benagos (Çeki) me rezultat 3-1 dhe siguruan finalen.

Në ndeshjen për vendin e tretë në mesë Besës Pejë dhe Benago (Çeki) ndeshjen e fitoj lehtë ekipi çek me rezultat të lartë 6-1.

Ndërsa ndeshja finale u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë ku që nga fillimi deri në fund dominoi ekipi nga Drenasi Feniksi dhe me rezultat 9:3 mposhti kampionin e Shqipërisë dhe me meritë u shpallën kampion.

Lojtari më i dalluar në finalen e turneut në futsall ishte kapiteni i Feniksit Mentor Mejzini. Pjesëmarrës tjerë në këtë turne për nder të komandantit legjendar Adem Jashari ishin:Bengao (Çeki), Al Ahli (Emiratet e Bashkuara Arabe), Flamurtari (Vlorë), Feniksi i Drenasit, Liburni i Gjakovës dhe Besa e Pejës. /Telegrafi/